“11 orë pa ujë dhe drita”, Arian Çani i shokon të gjithë me pamjen e tij në emision (FOTO)

Arian Çani një nga moderatorët më të dashur për vite me radhë për publikun shqiptar këtë të premte i ka befasuar të gjithë me pamjen e tij. Çani ka dalë për herë të parë në emisionin me mjekër.

Vetë moderatori pasi iu kërkoi falje të gjithë ndjekësve të tij, ka dhënë edhe shpjegimin për këtë pamje. Sipas Çanit ai nuk ka mundur dot të heqë mjekrën, pasi për 11 orë rresht nuk ka pasur ujë dhe drita në banesën e tij.

“Po po, mos u kruj me gjermonin sepse mund të të ndodhë si mua, 11 orë pa ujë pa drita. Mund të mbetesh edhe pa rruar, siç mbeta unë. Kërkoj ndjesë të gjithëve ju që nuk e keni qejf mjekrën, por kështu është kur mbetesh 11 orë pa ujë pa drita”, – tha Çani.