Aksident në qendër të Krujës, dy “Benz-a” përplasen kokë më kokë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Krujës.

Bëhet me dije se dy mjete të tipit “Benz” një me targa AA 828 UF dhe tjetri me targa AA 772 VD janë përplasur me njëri tjetrin.

Për shkak të përplasjes, janë plagosur dy persona: Sabah Tupi dhe Urm Dauti.

Sabah Tupi është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të plagëve më të rënda ndërsa Urim Dauti po merr mjekim në spitalin e Krujës.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërkohë dyshohet se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia e madhe e njërit prej automjeteve.