Aktore dhe blogere, njihuni me femrën më seksi në botë për 2019

Olivia Culpo është shpallur femra më seksi në botë nga revista “Maxim”.

27-vjeçarja njihet nga të gjithë si Miss Universe 2012, por edhe si aktore në ekran dhe blogere në Instagram.

Pas titullit si më e bukura e Universit në 2012, tani modelja amerikanë ka rreth 4 milionë ndjekës në Instagram.

Pas klasifikimit të revistës “Maxim”, bukuroshja Culpo është shprehur “Gjithmonë e kam ndjekur “Maxim Hot 100” me admirim.

Ajo është shprehur mjaft e ngazëllyër pas klasifikimit që revista i ka bërë si femra më seksi në botë.

Revista “Maxim” lëshon listën e saj ‘Hot 100’ çdo vit dhe bukuroshja, Kante Upton u kurorëzua ‘si vajza më seksi në botë’ për vitin 2018, ndërsa Hailey Baldwin, kryesoi listën në vitin 2017.