Beyonce partnerja tipike xheloze, reagimi i saj kur Jay Z flet me një vajzë po bën xhiron e rrjetit

Këngëtarja me famë botërore Beyonce dhe partneri i saj reperi Jay Z kanë qenë mbrëmë të ftuar në Game 3, finalen e NBA në Oakland.

Një vajzë e ulur pranë tyre në një moment ka nisur të bisedojë me Jay Z-në në kohën që Beyonce ndodhej afër partnerit të saj.

Në një moment këngëtarja ka bërë një reagim tipik të partneres xheloze.

Video ka bërë xhiron e rrjetit dhe për një moment Beyonce lëviz pak nga vendi sikur donte t’i tregonte vajzës se po e tepronte me këtë bisedë dhe po e bezdiste me fjalët drejtuar bashkëshortit të saj.