Grida Duma feston sot ditëlindjen, ja surpriza befasuese që mori në mesnatë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike feston sot ditën e lindjes dhe mbush 42-vjec.

Në mesnatë sapo ka shënuar ora 00:00 një grup të rinjsh kanë suprizuar ish-deputeten duke mbajtur një tortë në dorë dhe duke i kënduar këngën e ditëlindjes.

Në momentin që Duma ka fryrë qirinjtë, të rinjtë i kanë thënë të mendojë një dëshirë.

‘Dëshirë? Dëshirat janë në zot’, dëgjohet të thotë Duma.

Grida Duma është shpeshherë në qendër të lajmeve jo vetëm për karrierën e saj në politikë por edhe për pamjen e saj dhe për mënyrën e artikulimit.

Kohët e fundit pasi u tërhoq nga politika, ish- deputetja bukuroshe i hyri rrugës së përkthimit duke thënë në një program televiziv se do të përkthente vëllimin e gjashtë të serisë së romaneve “Princesha” me autore Jean Sasson.