Jashtë kushteve teknike, shpërthen bombola e gazit në Tiranë

Në katin e pestë të një banese në një pallat te Shkolla e Kuqe në Tiranë raportohet për një një bombol gazi të shpërthyer. Disa dëme materiale raportohen në këtë pjesë të pallatit.

Ndërsa deri më tani nuk raportohet të ketë të lënduar.

Forca policore janë në vendngjarje dhe janë duke hetuar rastin.