Mbledhje në PD, Basha mesazh të qartë të tijve

Në Partinë Demokratike ashtu siç u paralajmërua ditën e djeshme është duke u mbajtur mbledhje e Këshillit Kombëtar Drejtues.

Në këtë mbledhje po diskutohet për ecurinë e protestës së Opozitës dhe aksionet në ditët në vijim.

Duke folur para drejtuesve më të lartë të PD, Basha është shprehur i kënaqur se qëllimi i parë i aksionit Opozitar është arritur. Sipas Bashës qëllimi final është largimi i Edi Rama nga kryeministria.

“Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe për të mos pranuar asnjë proces votimi fallco, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës”,- ka thënë Basha ndër të tjera.