Në pritje të vendimit për ish-deputetin, FNSH rrethon gjykatën në Shkodër

Sot do të jepet masa e sigurisë për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Në prag të kësaj vendimmarrje policia ka marrë të forta sigurie pasi militantë të PD-së janë duke protestuar para këtij institucioni dhe kërkojnë lirimin e ish-deputetit.

FNSH, forca të shumta policie ndodhen aty. E pranishme në protestë është edhe kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi.

Protestuesit shkodran dhe Voltana Ademi mbrëmjen e djeshme kanë protestuar mbrëmë edhe përballë drejtorisë së Policisë në kryeqytet, pas protestës kombëtare.