Pamje tronditëse, i nxehti përvëlues shkrin makinat në Arabi

Kjo e verë pritet të jetë një nga më të nxehtat e regjistruara në planetin Tokë. Dhe nëse ka ndonjë rajon që e ndjen më shumë këtë rritje të temperaturave është gadishulli arab.

Në mediet social në dy ditët e fundit janë shpërndarë me shpejtësi disa foto të semaforëve dhe makinave që janë shkrirë nga temperaturat e larta që llogaritet të kenë shkuar mbi 54 gradë celsius. Më së shumti këto temperatura janë ndjerë në Arabinë Saudite dhe Kuvajt.

Fotot e makinave dhe semaforëve të shkrirë nga i nxehti janë bërë virale, por mbetet për tu parë nëse janë reale, apo edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një lloj “fake news” klasik për të ngjallur panik dhe sensacion në publik mbi një çështje që po merr shumë vëmendje, siç është ngrohja globale.