Po punonte për një projekt për femrat, moderatorja tregon rastësinë e bukur me vajzën e katërt

Ermira Causholli është një nga moderatorët më të njohura të televizioneve shqiptare në vitet e fundit, duke qenë në krye të disa programeve të famshme, ku vlen të theksojmë “Histori Dashurie” që u transmetua për disa vite rresht.

Ajo është nënë e katër vajzave, të cilat kanë një diferencë në moshë prej 7 vitesh nga njëra tjetra. Një rastësi e bukur, që është bërë akoma dhe më e veçantë me vajzën e katërt, të lindur vetëm pak ditë më parë, Solara.

Në emisionin e pasdites në Tv Klan, moderatorja Çausholli ka folur për këtë rastësi të bukur në jetën e saj, pasi kishte marrë vesh që ishte shtatzëne në kohën kur ishte duke punuar për një projekt të quajtur, “The future is female” = “E ardhmja është femër”.

“Përpara se të mbetesha shtatzënë po punoja për një projekt dedikuar grave, edhe e bukura e kësaj është që titulli i programit është ‘The future is female’. Kur mora vesh shtatzëninë thash, ishAllah është edhe kjo gocë sepse unë duhet të jem shumë e frymëzuar dhe e besueshme për publikun që kur them The future is female”, domethënë është ‘female’ dhe pikë”, është shprehur moderatorja.