Shqipëria ia del me shumë vuajtje me Moldavinë

Shqipëria ka marrë një fitore me shumë vlerë ndaj Moldavisë në shifrat 2-0. Cikalleshi dhe Ramdani shënuan për kuqezinjtë në pjesën e dytë, për t’i dhënë kombëtares tonë një fitore me shumë vlerë në ndeshjen e katërt eliminatore për euro 2020.

Pas një pjese të parë shumë të lexueshme  në 45 minutat e dyta, Shqipëria zbriti në fushë më e vendosur për të shënuar, kjo falë edhe zëvendësimeve që bëri Reja, duke hedhur në fushë Roshin dhe Cikalleshin. Të dy i dhanë një tjetër ritëm lojës së Shqipëria që rrezikoi më shumë.

Me këtë fitore Shqipëria shkon në kuotën e 6 pikëve pas katër ndeshjeve, 3 më pak se Franca, Turqia dhe Islanda që kanë nga 9 pikë.