Vranë kryetarin e njësisë administrative Kotë, arrestohen 3 autorët

Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 autorët e dyshuar për vrasjen e kreut të njësisë administrative Kotë në Vlorë, Argjil Gjoka.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Petë në Selenicë, ku pas një sherri për motive pronësie mes disa personave ka mbetur i vrarë Argjil Gjoka 51 vjeç dhe është plagosur Arif Bejtaj 19 vjeç.

Tre autorët, familjarë me njëri-tjetrin gjatë konfliktit kanë tentuar të vrasin me pistoletë dy vëllezërit F.O dhe A.O 75 dhe 70 vjec, por në ato momente ka ndërhyrë kreu i njësisë administrative Argjil Gjoka për të shuar sherrin, dhe ky moment ka rezultuar fatal për të pasi ka marrë plumb në gjoks dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Më datë 11.06.2019, rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur shtetasit Arif  Bejtaj, 19 vjeç dhe Argjil Gjoka, 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës.

Në pranga janë vënë shtetasit:

  • • N.B., 30 vjeç (arrestuar).
    • J.B., 22 vjeç (arrestuar).
    • A.B., 19 vjeç (arrestuar).
    Të tre këta shtetas janë me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”