‘Xhisela’, zbulohet vendimi i Prokurorisë për përfshirjen e Taulant Ballës

Rasti “Xhisiela” i pak muajve më parë që bëri një bujë të madhe mediatike në vendin tonë është rikthyer edhe një vëmendje.

Ka qenë sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, i akuzuar si një nga emrat e përfshirë në këtë aferë i cili ka folur edhe një herë për këtë çështje dhe ecurinë e hetimeve.

Balla tha sot se kryedemokrati Basha dhe persona të tjerë brenda PD që e kanë akuzuar kanë dalë bllof, pasi Prokuroria e Tiranës e ka nxjerrë të pafajshëm.

“Unë nuk kam qënë fare në atë komisariat. Dua të them një ekskluzive: Kam qenë në këtë studio e mbani mend historinë e Xhiselës dhe konferencën e Lulzim Bashës që akuzonte se kreu i grupit parlamentar të opozitës e dërgoi këtë e-mail në të gjitha selitë europiane? Sot kam qenë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë përgjigje për hetimin tim dhe rezulton se gjithë kjo shpifje e ulët e Bashës është shpifje dhe vërtetohet në çdo qelizë që Taulant Balla s’ka qënë asnjëherë në komisariatin e Fushë-Krujës, sepse këtë shefin e komisariatit Lulzim Basha e ka ndihmuar dhe ai personi që më akuzoi, Emiljano Nuhu është zyrtarisht prej sot një person që akuzohet për kallëzim të rremë. Ja si bëhen këto lajmet e rreme në Shqipëri”,- tha Balla në emisionin “Dritare” në News 24.