Aksident i rëndë në Lushnje, makina përplas për vdekje çiklistin

Mbrëmjen e sotme, vetëm pak minuta më parë në Lushnje është regjistruar një aksident i rëndë. Një makinë ka plasur për vdekje një qytetarë që ishte duke udhëtuar me biçikletë në vendin e quajtur Vajkan.

Viktima që humbi jetën në vend nga përplasja e fortë mësohet të jetë Shpëtim Isufi. Sakaq autori i kësaj ngjarje me makinë nuk ka qëndruar, por është larguar, duke e lënë viktimën pa marrë ndihmën e parë.

Kjo pjesë e autostradës Lushnje- Fier është pa ndriçim dhe kjo besohet të ketë qenë arsyeja kryesore e këtij aksident fatal.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa nuk dihet ende identiteti i drejtuesit të mjetit.