Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi

Mediet greke shkruajnë se dy të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu Bujqësor i Kasandrës në Kalidhiki.

Pikasja e arratisjes së dy të burgosurve shqiptarë është bërë mëngjesin e kësaj të enjte, kur ata nuk janë paraqitur në numërmin e zakonshëm në këtë burg. Siç është konfirmuar nga policia, ata janë të moshave 31 dhe 33 vjecc.

Administrata e burgut pasi vuri re mungesën e tyre ka njoftuar menjëherë policinë greke. Tashmë autoritetet kanë nisur kontrollet në të gjithë vendin dhe janë njoftuar dogana e aeroporte për të mos lejuar largimin e tyre jashtë vendit.

Vlen të theksohet se në burgun e Kasandrës siguria nuk është maksimale si në burgjet e tjera dhe të burgosurit shpesh herë dalin dhe punojnë në plantacionet e burgut.