Festa e SHBA bën bashkë politikanët shqiptarë, Ruçi përkrahë Metës (FOTO)

Edhe pse festa e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është më 4 korrik, në Shqipëri ajo po festohet sot.

Për shkak të situatës së tensionuar politike, festa u shty për sot, por sërish si zakonisht i ka bërë bashkë të gjithë politikanët kryesorë shqiptarë.

Basha, Meta, Ruçi, Veliaj, ministra, ish-deputetë dhe gazetarë të shumtë kanë marrë pjesë në këtë festë të përvitshme që bëhet në rezidencat e Ambasadës amerikane.

Në fjalën e saj përshëndetëse e ngarkuara me punë Leyla Moses-One, tha se Shqipëria dhe Amerika janë dy kombe me histori shumë të ngjashme.

“Ne amerikanët e konsiderojmë veten kujdestarë të kësaj fryme revolucionare, të asaj shprese dhe optimizmi të pamatë të ëndrrës amerikane… Edhe Shqipëria, ashtu si Amerika, u ngrit gjithashtu për të drejtat e saj 28 vjet më parë, ku shumë rrezikuan gjithçka – përfshi jetët e tyre – si për të përfytyruar, ashtu edhe për të punuar për një fillim të ri për vendin tuaj. Historitë tona përkatëse kombëtare vazhdojnë të shpalosen dhe uroj të vazhdojnë ta bëjnë këtë, në drejtimin e duhur dhe fisnik”. E ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones në Festimin e Ditës së Pavarësisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.