Jep dorëheqjen drejtori i Tatimeve Shkodër, tregon arsyen e vendimit

Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen drejtori i Tatimeve në Shkodër, Hysen Hysaj.

Pas thuajse 6 vitesh qëndrimi në detyrë, vendimi është marrë nga vetë ai për arsye personale.

Hysaj ka falenderuar stafin për bashkëpunimin edhe ende nuk dihet nëse do të marrë ndonjë post të ri.

“Ka ardhur koha qe drejtoria tatimore të ketë energji të reja. S’kam qenë perfekt në përmbushjen e të gjitha detyrave por them se në pjesën më të madhe të asaj që kam kërkuar, e kam arritur. Siç është ndryshimi i marrëdhënieve me tatimpaguesin por gjithmonë ka punë për të bërë.

Unë do pushoj njëherë, se e kam të nevojshme. Se ka vite që s’kam bërë pushime se periudha e verës dihet është aksion. Të pushojmë njëherë dhe të qetësohemi”, u shpreh Hysa në momentin që u pyet nga gazetarët me ndonjë post të ri të mundshëm.

Ndërkohë ende nuk është emëruar drejtori i ri, ndërsa pritet që për momentin të jetë i komanduar.