Kukësi si ‘kala rëre’, bie brenda 45 minutave

Kukësi është mundur thellë 3-0 në ndeshjen e parë të Ligës së Europës përballë Debrecenit. Ekipi nënkampion i Shqipërisë u mposht në 45 minuta nga hungarezët, pasi në pjesën e parë arriti të luante shumë mirë.

Në pjesën e parë Kukësi pati edhe disa raste për gol, por nuk i shfrytëzoi, ndërsa në pjesën e dytë u shpërbë totalisht.

Me këtë humbje të thellë 3-0 në ndeshjen e parë, Kukësi mund ta quaj të mbyllur aventurën e tij në Europë këtë verë edhe pse do luhet edhe ndeshja e kthimit javën që vjen.

Skuadra verilindore humbet kështu mundësinë për t’u përballur me ekipin e Serisë A, Torino në raundin tjetër dhe duhet të fillojë të mendojë për sezonin e ri të Superligës.