Laçit i shpëton fitorja në Europa League në minutat e fundit

Është mbyllur në barazim ndeshja e parë e Laçit për këtë sezon në Ligën e Europës.

Kurbinasit bën një nga ndeshjet e tyre më të mira përballë një kundërshtari shumë të fortë si Hapoel Ber Sheva, duke i shkuar shumë pranë fitores, por i mungoi fati dhe eksperienca për ta konkretizuar ndeshjen ashtu siç duhej.

Për pjesën më të madhe të ndeshjes, Laçi ishte duke e kryesuar përballë izraelitave.

Por në minutat e fundit kur po fillonte te ndjehej lodhja kurbinasit kanë pësuar golin e barazimit dhe tashmë do duhet të përpiqen më shumë për të marrë një kualifikim në Izrael.