Me anë të këtij aplikacioni mësoni ushqimet që luftojnë kancerin

Së fundi është zbuluar se nga pajisja juaj celulare mund të arrini të kontrolloni se cilat ushqime përmbajnë molekula që luftojnë kancerin. Aplikacioni DreamLab, i cili deri tani është shkarkuar 83,000 herë, punon ndërsa përdoruesit flenë dhe ka kryer deri tani më shumë se 10 milionë llogaritje.

Aplikacioni përdor një algoritëm për të matur përbërësit e më shumë se 8,000 ushqimeve të përditshme, duke kërkuar molekulat që kanë trajtuar me sukses kancerin në testet laboratorike të kulturave qelizore ose të kafshëve. Rrushi, kopra dhe lakra gjithashtu kishin një numër të madh të këtyre molekulave kundër kancerit. Hulumtimi gjithashtu sugjeron se ilaçet anti-diabetike dhe anti-mikrobiale mund të luajë një rol në terapinë kundër kancerit.

Hulumtuesi kryesor Kirill Veselkov, nga Departamenti i Kirurgjisë dhe Kancerit të Londrës, tha: “Ky është një moment novator për ne. “Hapi i ardhshëm është përdorimi i teknologjive AI për të shqyrtuar ndikimin që kombinimet e ndryshme të ilaçeve dhe molekulave të bazuara në ushqime mund të kenë tek individët”.

Weilin Wu, një specialist i shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Ky studim intrigues sugjeron që ne mund të gjejmë drejtime për terapi të reja të kancerit në mesin e kimikateve natyrale që përbëjnë ushqimet dhe pijet tonë.

“Por edhe nëse kjo qasje sjell fryte, ka një rrugë të gjatë përpara për t’i zhvilluar ato në trajtimet e kancerit dhe për të provuar nëse ato janë efektive në trajtimin e sëmundjes./SI