Moderatorja e njohur ‘tradhton’ Ramën, ky është televizioni i ri ku do të fillojë shumë shpejt

Anjeza Maja shkaktoi një bujë të madhe në momentin kur u largua nga Top Channel për t’ju bashkuar ekipit të ERTV. Ajo ishte protagoniste në disa reportazhe dhe materiale me karakter social të transmetuara në ERTV.

Por kur ka kaluar më shumë se një vit nga kjo eksperiencë, Anjeza Maja ka vendosur të largohet nga ERTV. Ajo ka bërë me dije në faqen e saj në instagram se do të jetë në moderimin e Maratonë së Këngës popullore që fillon shumë shpejt në Tv Klan.