Përfundon takimi në ‘selinë blu’, ja vendimi që mori Basha me kryebashkiakët e djathtë për protestat

Vetëm pak minuta më parë është mbyllur edhe takimi i kryetarit të PD, Lulizm Basha me krerët e bashkive të djathta.

Mënyra e vijimit të aksionit të opozitës së bashkuar joparlamentare në ditët dhe javët në vazhdim, mësohet të ketë qenë tema kryesore e këtij takimi në “selinë blu”.

Ky takimi Bashës me kreybashkiakët e djathtë ka qenë më karakter konsultativ dhe vjen në vazhdën e takimeve të kryedemokratit në disa prej rretheve të vendit.

Sakaq mësohet se të premten pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë dhe e ish-grupit parlamentar.

Ende nuk ka një datë të protestës së ardhshme kombëtare, por mësohet se ato do të jenë disa edhe për muajt në vazhdim deri në gjetje e një mënyrë për të dalë nga kriza.