Po për ministren Balluku që po fut sërish duart te xhepi i shqiptarëve kur do ngrihemi?

Mes zhurmës politike të zakonshme në vendin tonë, “Basha sulmon Ramën, Meta thumbon qeverinë, Kryeministri tallet me Opozitën” dhe të tjera histori si kjo, një lajm kaloi pa shumë zhurmë.

Bëhet fjalë për një taksë të re. Është një nga ‘ministret e preferuara’ të Ramës, Belinda Balluku, e cila e ka marrë vendimin për t’i futur sërish duart në xhepat e shqiptarëve.

Shumë shpejt do të hyjë në fuqi ligji hyn se çmimi i naftës do të rritet me 20 lekë për litër. Pasi e pezulloi për disa muaj, qeveria ka riaktivizuar sërish një projektligj, i cili vendos tarifë shtesë mbi karburantet për të financuar rezervën e detyrueshme të sigurisë. Paratë për karburantit, depozitat, por edhe shpenzimet administrative të agjencisë do të sigurohen nga një tarifë e re mbi naftën dhe benzinën, e cila pritet të jetë 2 lekë për çdo litër ose rreth 20 euro për tonë. Sipas këtij vendimi, shqiptarët do detyrohen që të paguajnë më shumë se të gjithë vendet e rajon për naftën dhe Shoqata Hidrokarbure e cilëson të padrejtë këtë vendim në një kohë që kompanitë janë të detyruara të mbajnë depozita aktualisht. (lexo ketu vendimin)

Por përtej këtij reagimi të beftë, asnjë reagim tjetër nuk është parë asgjëkundi. Nuk ka reagime të asaj që quhet shoqëri civile. Nuk ka reagime të qytetarëve të angazhuar, të cilëve duket se jodi i Jonit dhe Adriatikut ua ka bllokuar shikimin, dëgjimin dhe gojën për të reaguar për këtë lëvizje që do të rëndojë xhepat tanë.

Me këtë taksë të re, shkojnë në plot 8 taksa dhe tarifa që shqiptarët paguajnë në momentin  kur mbushin mjetet e tyre me karburant, por reagim ende nuk ka. Nëse do të bënim një krahasim me rajonin, në Kosovë dhe Mal të Zi paguhen vetëm dy taksa te karburantet, por sërish edhe kjo gjë, duket se nuk përbën motiv që shqiptarët të protestojnë. Sigurisht nëse kjo çështje nuk futet në axhendën e Opozitës, shqiptarët do të shkojnë të protestojnë para kryeministrisë për çdo gjë tjetër, përveçse halleve dhe barrave ekonomike që iu shtohen çdo ditë dhe më shumë.