Rama sfidon artistët, poston videon që me mëngjes: Zoti ua shtoftë inatin…

Mëngjesi i sotëm për kryeministrin Edi Rama ka nisur me një ironi drejtuar artistëve që po protestojnë prej kohësh kundra shembjes së Teatrit Kombëtar.

Me anë të një video të publikuar ku përmblidhen projektet e Bashkisë së Tiranës të cilët janë kundërshtuar më herët, Rama u drejtohet në mënyrë indirekte artistëve dhe shkruan: Mirëmëngjes, dhe me atë shprehjen popullore: Zoti u shtoftë inatin që të na shtojnë takatin”, ju uroj një ditë të mbarë.

Prej mëngjesit të djeshëm, qindra artistë, qytetarë dhe pjesëmarrës të shoqërisë civile po kundërshtojnë me forcë prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Midis policisë dhe protestuesve ka patur edhe përplasje pas rrethimit të godinës nga forcat e rendit.