Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali, ja kush janë (EMRAT+FOTO)

Pas një operacioni të mirë koordinuar të policisë italiane është bërë e mundur shkatërrimi i një bande shqiptare me veprimtari në shtetin fqinj.

Nga mediet përtej Adriatikut mësohet se të prangosur nga ky operacion kanë përfunduar shtetasit Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 26 vjeç dhe Xhovan Bela, 23 vjeç, që të gjithë me precedentë të shumta në vendin fqinj.

Hetimet kanë nisur që kur qytetarët në zonë kishin filluar të ankohen se shtëpitë e tyre po grabiteshin. Të akuzuarit udhëtonin me një automjet të vjedhur.

foto galeri Të tre akuzohen për një sërë veprash penale te kryera ne Itali në disa vite rresht.