Shpërthimi në makinën e IKMT-së, drejtoresha i përgjigjet Berishës: Lutemi që dalldia të marrë fund

Denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për një shpërthim në një prej makinave të IKMT-së i është përgjigjur kryeinspektorja, Dallëndyshe Bici. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bicili e cilëson këtë një sjellje dashakeqëse të Berishës dhe që nëse do kishte qenë qëllimi i mire mund  të verifikohej në çast.

Më tej Bici shton më tej se nuk ja uron askujt që të katandiset si Berisha në atë moshë dhe e sqaron se materiali plasës nuk mbahet në makina si çantë dore, asnjë makinë e IKMT nuk vepron pa urdhër dhe natën dhe se materiali plasës nuk plas vetë.

Statusi i Bicit

Ish Kryeminister! Z. Ish President! Z. Ish kryetar i PD!

Po reagojme vetem ne respekt te moshes suaj, me trishtimin e thelle qe ka persona anonime ne kete vend qe guxojne dhe bejne shaka (nuk perdorim dot fjalen “tallen”) me njerez te moshuar si Ju. E dime qe nuk ju duhen sqarimet dhe te vertetat, sepse do u mjaftonte nje telefonate per te vertetuar genjeshtren e mesazhit qe ju ka ardhur, por po ju bejme me dije pak te dhena, sa per te mos u turperuar ne ndonje mesazh tjeter te ngjashem, qe do nxitoni ta publikoni:
1. Materiali plases nuk mbahet ne makina si cante dore
2. Asnje makine e IKMT nuk vepron pa urdher dhe naten
3. Materiali plases nuk plas vete
Keto nga ana teknike. Per gjithcka tjeter, nuk i lutemi Zotit t’ju fale se nuk dini se ç’beni, sepse ne fakt ju e dini mire se c’beni. Lutemi qe dalldia juaj te marre fund, sepse nuk ia urojme askujt katandisjen tuaj.

Ish-kryeministri Sali berisha publikoi mesazhin e një qytetari anonim ku shkruhej se teksa punonjës të IKMT-së po shembnin banesat në Astir, një tritol ka shpërthyer në makinën e tyre.