Sot protesta e 10-të kombëtare, policia refuzon kërkesën e opozitës

Mbrëmjen  e sotme në orën 20:00 opozita e bashkuar do të mbajë protestën e 10-të kombëtare për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se opozita ka kërkuar leje deri në mesnatë, por kjo kërkesë është refuzuar nga ana e Policisë së Shtetit e cila i ka dhënë asaj leje për vetëm dy orë, pra deri në orën 22:00.

Burime bëjnë me dije se protesta e opozitës do të jetë në formën e marshimit, në mënyrë që të shmangen provokimet e dhunshme në ambientet përpara kryeministrisë.

Partia Demokratike ka theksuar se protesta do të jetë paqësore, mbështetur dhe nga LSI dhe psartitë e tjera të opozitës, ndërsa qytetarët janë ftuar të jenë të pranishëm së bashku me fëmijët e tyre të mitur.