Tensionet në Devoll, paralajmëron Basha: Sot ndihen të mbrojtur se kanë polici speciale, por nesër…

Pas situatës në Bashkinë e Devollit ku kryetari i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit ka hyrë në zyrë, ndërkohë që institucioni mbahet nën kontrollin e forcave policore, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PD Lulzim Basha.

Sipas Bashës ky është një uzurpim me dhunë i qeverisjes locale pa vullnetin e popullit.

STATUSI I PLOTE I KRYETARIT TE PD LULZIM BASHA

Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!