Teuta turpërohet në Europë me tre gola

Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventura europiane e Teutës. Ekipi durrsak është mposhtur thellë 3-0 nga Ventspils në ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Europës.

Për ekipin e Bledi Shkëmbit nuk pati asnjë shans në këtë transfertë, teksa u dorëzua shumë shpejt. Goli e parë në minutën e 5-të për Ventspils bëri që Teuta të lëshonte shumë në lojën e saj.

Ekipi durrsak bëri shumë pak për të reaguar dhe dy golat e tjerë nga vendasit do të vulosnin gjithçka në këtë ndeshje.

Me këtë humbje Teuta tashmë duhet të fillojë të mendojë për kampionatin, pasi Europa mund të quhet një derë e mbyllur që tani.