Artan Fuga: Ja kush e merr Shkodrën pas ikjes së Valdrin Pjetrit

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetri.t nga posti i kryebashkiakut, pas akuzave si i dënuar për trafik droge.

Me doza të forta ironie, Fuga ilustron atë që do të ndodhë në vijim dhe lëvizjet që do të bëjnë të gjithë aktorët e politikës shqiptarë, duke filluar nga Presidenti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, opozita dhe mazhoranca.

Sipas tij, opozita do të kandidojë sërish në Shkodër Voltana Ademin, e cila do të fitojë bindshëm.

STATUSI I PLOTË:

M’a ka sugjeruar papagalli im, sikurse ju thashe dje, kandidati per t’u bere kryetar bashkie ne Shkoder do te jepte doreheqjen.
Gjithcka i ngjan nje loje yci me detyrim e percaktim. Askush nuk leviz dot.

Komisioni i zgjedhjeve do te kerkoje nje date zgjedhjesh.

Presidenti Meta do t’u thote j’a ku e keni 13 tetorin.

Kryeministri Rama do ta pranoje si rast i vecante i Shkodres.

Kryetari i pd Basha do te fusi kandidatin e pd ne loje, por do te veje kusht edhe zgjedhjet e keshilltareve.

Zonja Ademi do te jete kandidate.

Me pas do te behen zgjedhjet dhe Voltana do te fitoje bindshem.

Pastaj, mocioni kunder Presidentit per ta denuar se ka dekretuar 13 tetorin do te shkrije ne uje.

Pastaj…, papagalli me thote: mos i trego te gjitha cfare te kam thene qysh sonte….

Do te bejne sikur nuk duan, nderkohe loja eshte me detyrim e përcaktim.