Brryli vijon betejën me Ramën për cigaren: Për Fevzon s’ke gojë me fol

Pas reagimit të kryeministrit Rama ndaj një postimi të faqes së memeve “Brryli Brodway” ka ardhur edhe kundërpërgjigja nga kjo faqe shumë e ndjekur.

Rama shkruajti në reagimin e tij atipik se nuk është e vërtetë që po shkel ligjin dhe po pi cigare në ambient të mbyllur, por është një xham që ndan dy pjesë të lokalit jashtë.

Ndërsa Brryli i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë në fakt, duke shkruar në dialektin tiranas dhe me një sqimë të hollë humori, duke mos e besuar replikën e kryeministrit në rrjetet sociale.

Në fund faqja e njohur e memve kthen një përgjigje edhe për moderatorin e njohur, Blendi Fevziu, duke shkruar se atë nuk mund ta fajësojë dot për asgjë.

Përgjigja e Brrylit ndaj Rames