Dhunoi e kërcënoi me armë zjarri babain, policia arreston 43-vjeçarin

Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 43-vjeçar në Mirditë.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale A.N, banues në fshatin Fang Mirditë.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 – vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë

– 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë

– 15 fishekë luftarakë model 56

Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.