Dorëheqja e Pjetrit, Rama: Verifikim shtetëror për të gjitha vetëdeklarimet e politikanëve

Pas vendimit të Valdrin Pjetrit për dorëheqjen na posti i krybashkiakut të Shkodrës, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në Tëitter, teksa e cilëson fshehjen e ngjarjes të patolerueshme, Rama shkruan se Pjetri nuk është krimininel dhe se i ka shërbyer administratës në mënyrë korrekte që në kohën e Partisë Demokratike.

Sipas Ramës, ka ardhur koha që të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklairmeve të punonjësve të shtetit që kanë firmosur dhe ai paraljmëron përjashitm dhe dënim penal për çdo vetëdeklarim të rremë.

“Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!

Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje!

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.

Jo vetëm kaq,po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal.Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive.”