Flamurtari ndez motorët e merkatos, firmosin dy sulmues

Flamurtari më në fund është zgjuar nga gjumi i gjatë i kësaj vere. Ekipi vlonjat ka bërë me dije  dy afrimet e para në merkato.

Merkato ka filluar nga sulmi, ku janë prezantuar ata që pritet të mbajnë peshën kryesore vitin që vjen, Xhevahir Sukaj dhe Ardit Hoxhaj.

Lajmin për blerjen e tyre e ka dhënë vetë klubi kuqezi përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Të dy sulmuesit e njohin mjaft mirë ambientin vlonjat dhe pritet të jenë një vlerë e shtuar në dispozicion të Gerd Haxhiut.