Floriana Garo tregon gjininë e bebes, si duket moderatoja në muajin e 6-të të shtatzënisë

Moderatorja Florjana Garo është shkëputur nga bota e televizionit dhe tashme biznesi është sfida e saj e radhës.

Ndonëse është zhvendosur prej disa vitesh ne Zvicër, ajo vijon te jetë në qendër të vëmendjes së mediave, si një personazh shumë i dashur nga publiku shqiptar.

Së fundmi, ajo ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale gjininë e fëmijës së dytë.

Është djalë! Bashkangjitur lajmit, ajo ka postuar një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur në muajin e gjashtë të shtatzënisë.