Martohet vajza e Majlinda Bregut me Erik Fullanin? Del foto që ngjalli dyshime (FOTO)

Vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike Majlinda Bregu, Kejda kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të lidhjes së dashurisë me djalin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, Erikun.

Pak kohë më parë u përhap lajmi se ata nuk ishin më bashkë, por Kejda përgënjeshtroi lajmin me anë të një fotografie ku shfaqeshin të dy duke qeshur në krahët e njëri-tjetrit e më të dashuruar se kurrë.

Mesa duket lidhja e tyre po shkon aq mirë, sa një foto e publikuar nga Kejda, ku shfaqet një dhëndërr dhe një nuse, ka ngritur dyshimet se cifti mbase ka menduar të shkojë drejt altarit ose e kanë realizuar në mënyrë të fshehtë.

Ende nuk ka një konfirmim nga të dy, nëse kjo gjë është e vërtetë, por duhet thënë se duke vështruar foton, ngjallen dyshime të forta se mbase Kejda dhe Eriku do të bëhen nuse dhe dhëndërr shumë shpejt.