“Mbani frymën miq”, Artan Hoxha thumbon keqazi Shakohoxhën

Mbrëmjen e djeshme u luajt në Stamboll Superkupa e Europës, Liverpool-Chelsea, që u fitua nga “the reds”.

Në Shqipëri ajo u transmetua përmes platformës Tring dhe nën komentin e Andi Nuraj.

Ky detaj pikërisht ka tërhequr vëmendjen e gazetarit të njohur investigativ, shumë i pasionuar pas sportit, Artan Hoxha.

Ky i fundit me anë të një statusi më facebook ka thumbuar keqazi Dritan Shakohoxhën, duke lënë të nënkuptuar se nuk është ai i vetmi komentator futbolli i mirë në vend.

Postimi i plotë:

Mbani frymen njerez, te medhenjte e futbollit boteror kane dale ne fushe…

Liverpool vs Chelsea

Superkupa e Europes …

dhe “cuditerisht” shkelqejne me mungesen e tyre, cifti i big-ve te futbollit televiziv shqiptare qe kane mberthyer ne ankth per gjate gjithe veres, me lajme e kunderlajme portalesh, mbare hapesiren shqipfolese dhe me gjere…

Ne koment nuk qenka Shako, …

ne drejtim te panelit analitik per ndeshjen, nuk qenka Ilda…

A sa bukur a…

E megjithate toka rrotullohet,

e megjithate topi eshte i rrumbullaket,

dhe futbolli mbetet po aq magjik edhe nen komentin e Andi Nurajt ne Vizion Plus…