Parashikimi i frikshëm: “Ballkanin e pret një vjeshtë e tmerrshme”

Këtë vjeshtë në Ballkan parashikohet një ndryshim moti , stuhi të forta, rrebeshe, madje dhe përmbytje apo rrëshqitje dherash.

Sipas raportit të shërbimit meteorologjik “AccuWeather” të dalë në faqen e tij zyrtare, specifikohen dhe vendet që do të jenë më të prekura.

Keshtu, sipas parashikimit, stuhitë do te jene te pranishme në Itali dhe Ballkan gjatë vjeshtës, me shira të dendura, të cilët mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Situata me mot te shoqeruar me stuhi do te jete mbizotëruese ne të gjithë Italinë e do të vazhdojnë deri në vjeshtë.

Stuhi të mëdha qe goditën vende të shumta nga Italia në Rumani dhe Greqi përgjatë gjithë verës, do te vijojne te jene kërcënime edhe pergjatë muajit shtator.

Stuhitë do të pasojnë me rrezikun e rrebesheve të forta të shiut, shoqëruar edhe me përmbytje dhe rrëshqitje të dherave.

Sipas parashikimit reshje të shumta do të ketë në tetor dhe nëntor, dhe temperaturat pritet të qëndrojnë afër ose pak më të ulëta se zakonisht për këtë kohë të vitit.

Masa te ftohta ajri do të vijnë nga lindja dhe veriu në fund të vjeshtës, i cili do të sjellë më shumë borë nga Hungaria dhe Rumania në Ballkan.

“Shpesh moti i paqëndrueshëm do të ketë një ndikim negativ në bujqësi dhe aktivitete në natyrë në rajon”, tha meteorologu Taylor Royce.

Më tej në pjesën e temperaturave theksohet se temperaturat me të cilat do të nisë vjeshta do të jenë të pranueshme, e të buta, por me pas do të vijnë rrymat e ftohta të ajrit. Ndërkohë që nëntori pritet me temperatura konsiderueshem te uleta.