Plas skandali, modeli akuzon këngëtaren e njohur për ngacmim seksual: Mi uli pantallonat dhe…

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry është akuzuar për ngacmim seksual nga një model.

Josh Kloss, i cili ka marrë pjesë në videoklipin e këngëtares “Teenage Dream” në vitin 2010, akuzoi këngëtaren me anë të një  postimi në Instagram.

Sipas modelit, këngëtarja ia ka ulur pantallonat duke treguar organin e tij gjenital në mesin e një grupi miqsh në një festë ditëlindjeje.

Incidenti ndodhi shumë kohë pasi ata filmuan videoklipin në shtëpinë e dizajnuesit Johnny Wujek, pasi Katy ishte ndarë nga bashkëshorti Russell Brand, në 2012-n.

Po e them këtë tani sepse kultura jonë po provon se meshkujt e fuqishëm janë perversë. Por femrat e fuqishme janë po aq të shpifura”, shkroi Josh në Instagram.

Mu desh shumë kohë të pranoj që dikush më dhunoi në këtë mënyrë dhe nuk e lajmërova policinë në atë moment”, vijoi ai.

Ai pranoi se në fillim kur e njohu këngëtaren, ajo ishte shumë e sjellshme dhe e këndshme.

Ndërsa Katy, pasi xhiroi videon me të në 2010-n, tha se të puthte dikë në klip ishte traumatizuese.