Prishja e krushqisë, zbardhen detajet nga sherri masiv në Dibër

Kanë filluar të zbulohen detajet e para nga sherri masiv i ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër.

Bëhet me dije se personat e plagosur janë gjashtë dhe të gjithë të shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Zanafilla e këtij konflikti të ashpër mes dy familjeve ka qenë një krushqi e prishur.

Mësohet se familjet e djalit dhe te vajzës ishin mbledhur në një lokal për t’u sqaruar rreth fejesës se prishur, por debati ka precipituar deri në përdorimin e grushteve dhe sendeve të forta.

Në këtë mënyrë kanë mbetur të plagosur gjashtë prej tyre, të cilët kanë përfunduar në spital.

Policia gjithashtu ka bërë disa shoqërime në komisariat.