Sot 10 vjet nga masakra e Dritan Dajtit, Policia e Shtetit dhe familjarët përkujtojnë 4 policët e vrarë

Ditën e sotme është mbajtur ceremonia përkujtimore e 10 vjetorit të vrasjes së 4 policëve nga Dritan Dajti në Durrës.

Të pranishëm kanë qenë familjarë, miq e të afërm , si edhe personalitete të Policisë së Shtetit ku kanë mbajtur homazhe te Varrezat e Dëshmorëve për katër policët që ranë në krye të detyrës.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, u qëlluan për vdekje nga Dritan Dajti gjatë një aksioni për arrestimin e këtij të fundit në zonën e plazhit në Durrës 10 vite më parë.

Ndërkohë, në muajin shkurt te këtij viti Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi vëndimin për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit. Ky vendim i cili uli atij 1/3 e dënimit u shoqërua me reagime të shumta.