Studimi i Bankës Botërore: Duke qeverisur mirë, Shqipëria mund të kursejë 60% të fondeve për investimet në rrugë

Sipas një grupi ekspertësh të Bankës Botërore në Uashington, qeverisja e mirë mund të kursejë shpenzimet publike për infrastrukturën dhe sidomos kjo është më e dukshme në infrastrukturën rrugore.

Në grafikun bashkëngjitur janë renditur disa vende në zhvillim dhe ato të zhvilluara në të gjitha kontinentet dhe mundësitë që ata kanë që nëpërmjet mirëqeverisjes të reduktojnë shpenzimet publike për infrastrukturën rrugore, duke marrë të njëjtin produkt.

Pozicioni i Shqipërisë në grafik është pas vendeve afrikane dhe potencialet e saj për të kursyer nga shpenzimet aktuale publike në infrastrukturën rrugore nga qeverisja e mirë janë rreth 60%, për të njëjtën gjatësi rruge.

Potencialet më të larta për kursim i ka Haiti, me 90% të shpenzimeve aktuale, ndërsa më të ulëtat Zelanda e Re, Portugalia, Nigeria etj.

Ekspertët vërejnë se kursimet bëhen me reforma ambicioze të qeverive.

Nga përmirësimi i qeverisjes në çdo vend, duke zbatuar kodin e investimeve në infrastrukturë, modeli i përshkruar në studim vërtetoi se, shpenzimet mund të zvogëlohen duke mbajtur të njëjtën cilësi të shërbimit të transportit.

Studimi thotë se kursimet relative janë më të larta për vendet me cilësi të dobët të qeverisjes, dhe më të ulëta në vendet me qeverisje të mirë (si Zelanda e Re) dhe në vendet me shpenzime të ulëta për rrugë (siç është Nigeria).

Studimi mbuloi shpenzimet për investime në sektorin e transportit për 57 vende me të ardhura të mesme dhe të larta gjatë viteve 1995–2016, ku përfshihej edhe Shqipëria.

Gati 44% e besueshmërisë me cilësinë e investimeve lidhet me politikat e qeverisë.

Gjetjet theksojnë se performanca e sistemit të transportit rritet 6 herë më shpejt nga qeverisja e mirë se nga rritja e shpenzimeve.