Tentoi të vriste me granatë dy vëllezër, arrestohet i moshuari

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 72-vjeçar i cili tentoi të vriste dy vëllezër me granatë.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në fshatin Dardhas. R.F., pas një pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është përpjekur të vrasë shtetasit B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç (vëllezër), banues në Dardhas, duke hedhur në drejtim të tyre një granatë.

Konflikti ka ndodhur për shkak se autori nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, duke pretenduar se i cënohej prona private. Ai është konfliktuar me dy vëllezërit dhe me banorë të tjerë.

Nga shpërthimi i grantës njëri prej vëllezërve D.F ka pësuar një dëmtim të lehtë.