U rrëzuan nga shembja e skelës së pallatit në Tiranë, kush janë dy prej punëtorëve të plagosur (EMRAT)

Detaje të reja vinë nga aksidenti i rëndë në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, ku 4 punëtorë ranë si pasojë e shembjes së një skele të një pallati në rikonstruksion.

Dy prej punëtoreve të plagosur janë dërguar në Spitalin e Traumës.

Sipas të dhënave, ata kanë marrë dëmtime serioze (njëri në kokë, tjetri në gjymtyrë).

Më tej, policia ka arritur të zbardhë identitetin dhe moshën e dy prej të lënduarve. Njëri quhet Euglidios Lika, i cili ka pësuar lëndime në gjymtyrë dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, kurse tjetri quhet Genti Bardhi.

Të dy janë të moshës 35-vjeç.

Në lidhje me aksidentin, banorët e zonës raportojnë se punëtorët e plagosur po punonin prej një jave pë rregullimin e fasadës së pallatit.