Vapës i erdhi fundi, ja kur fillojnë shirat dhe temperaturat e ulta

Vera e këtij viti do të mbahet mend gjatë për temperaturat shumë të larta dhe periudhën e gjatë pa reshje.

Sidomos në tre ditët e fundit termometri ka dalë nga kontrolli, duke regjistruar shifra mbi 42 gradë celsius.

Por nga dita e nesërme do të fillojë një tërheqje graduale të masave ajrore të nxehta që mbajtën vendin tonë. Do të kemi shtim të vranësirave dhe reshje shiu në veri, në formën e stuhive për shkak të kontrastit të fortë të masave ajrore më të freskëta nga Europa veriore. Temperaturat do të fillojnë të bien me 4 deri në 6 gradë celsius.

Zonat malore 18-33 gradë celsius.

Zonat e ulëta 21-37 gradë celsius.

Zonat bregdetare 20-33 gradë celsius.

Era do të intensifikohet me shpejtësi, rreth 10-15 m/sek dhe valëzimi do të jetë 4 ballë në det të hapur.