Vllaznia shkruan historinë, hyn për herë të parë në grupet e Champions

Vllaznia e femrave prej më shumë se një dekadë dominon në futbollin shqiptar, ku nuk ka rivalë. Por ekipi shkodran tashmë shtë duke korrur suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare.

Vllaznia pas fitores me Gintra të Lituanisë, ka prerë një biletë për në fazën finale të Ligës së Kampionëve.

Vllaznia do të luaj në fazën e grupeve dhe pas hedhjes së shortit do të mësojë edhe ekipin kundërshtar në këtë fazë, kur të gjithë presim që të na bëjë një përfaqësim sa më dinjitoz.