Zjarr i madh në kodrat e Borshit, e pamundur futja e zjarrfikëseve

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën turistike të Borshit në pjesën malorë të saj. Balkanweb raporton se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe kullote në mal, mes Borshit dhe Piqerasit.

Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur që të ndërhyjnë mjetet zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Për momentin zjarri po avancon me shpejtësi i ndihmuar edhe era dhe e vetmja mënyrë për ta ndalur momentalisht është ndërhyrja me helikopterë.