A ia vlen të investoni në panelet fotovoltaike?

Flasin inxhinierët e kompanisë Vega Solar, Philipp Koronowski dhe Bruno Papaj

Muajin e kaluar u miratua udhëzimi I qeverisë që energjia e prodhuar nga dielli nëpërmjet impianteve fotovoltaikëve të lidhej me rrjetin elektrik të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Për shkak të një energjie miqësore me mjedisin dhe mbi të gjitha për kostot e ulëta të prodhimit kundrejt energjisë hidro, bizneset dhe individët kanë rritur ndjeshëm kërkesat për të investuar në këto panele.

Inxhinierët e kompanisë Vega Solar, Philipp Koronowski dhe Bruno Papaj, që operon në fushën energjisë së rinovueshme me instalime dhe mirëmbajtje, duke ofruar njëkohësisht edhe konsulencë në lidhje me sistemet fotovoltaike shpjegojnë përfitimet e të investuarit në këtë teknologji bashkëkohore.

Nisur si një “Start-up” në Nëntor 2018, sot Vega Solar ka arritur të lërë gjurmë të konsiderueshme në tregun e shqiptar fotovoltaik, për shkak të strategjisë së fokusuar në krijimin e avantazheve konkurruese, mënyrës se si dhe fokusit në rritjen e marrëdhënieve të partneritetit, financimit dhe sigurimit të cilësisë

 

A ka interes nga kompani private dhe inidvidë për të investuar në panelet diellore, që ndryshe njihen edhe si fotovoltaikët?

Avantazhi më i madh i energjisë diellore kundrejt asaj hidro është impakti që ajo ka në mjedis. Në ndryshim nga hidrocentralet, impiantet fotovoltaikë nuk kanë asnjë lloj impakti negativ në mjedis, duke e bërë kështu një teknologji totalisht enviromental friendly.

Gjithashtu, impiantet fotovoltaike kanë nevojë për një mirëmbajtje fare minimale, thjesht pastrim i paneleve një herë në vit. Kjo do të thotë që pas investimit fillestar, energjia e prodhuar për të paktën 25 vitet në vijim është me kosto 0.

Hapi i parë për të lidhur energjinë në rrjetin e OSHEE-së tashmë është marrë. Cfarë ndihme kërkoni tjetër nga qeveria që këto investime të nxiten?

Shqipëria ka një pozicion gjeografik dhe klimë shumë të përshtatshme për prodhimin e energjisë fotovoltaike, me mbi 300 ditë diell në vit. Në disa zona prodhimi vjetor arrin deri në 1600 kwh për kwp të instaluar (në Gjermani psh është vetëm 1000 kwh).

Sigurisht që këto avantazhe i bëjnë sistemet fotovoltaikë mjaft atraktivë për individë dhe bizneset. Kompania jonë Vega Solar ka kryer një studim tregu, në të cilin u takuan 200 biznese të mëdha në mbarë vendin dhe 154 prej tyre shfaqen interes të madh për këto sisteme.

Sa kohë i duhet një kompanie apo një individi për të siguruar lejet për të investuar në fotovoltaikë?

Për një impiant fotovoltaik nevojitet një leje paraprake punimesh nga bashkia dhe leje për hedhjen e energjisë së tepërt në rrjet nga OSHEE. Marrja e lejes në bashki zgjat një deri në dy javë, ndërsa leja nga OSHEE zgjat rreth 1 muaj.

Pse dikush duhet të investojë për të prodhuar energji nga dielli? Cilat janë përfitimet?

Miratimi i udhëzimit nga ministria ishte lajmi më i mirë për sektorin fotovoltaik, pasi tani çdo individ ka mundësi të përfitojë nga futja e energjisë së tepërt në rrjet.

Duke qenë se udhëzimi sapo u miratua, tani kanë filluar edhe aplikimet e para për futjen e energjisë në rrjet. Për momentin ekziston një klimë shumë pozitive, duke qenë se dhe OSHEE ka qenë mjaft kooperuese. Do të dëshironim që dhe në vijim të vazhdohej po njësoj, duke mos vështirësuar procesin me burokracira të panevojshme.

A del me kosto për të ulët energjia e prodhuar nga dielli kundrejt asaj hidro?

Sigurisht që për pjesën më të madhe të bizneseve apo individëve arsyeja kryesore e investimeve në këto sisteme është ulja e kostove të energjisë elektrike. Duke qenë se çmimet e impianteve fotovoltaikë kanë rënë ndjeshëm në vitet e fundit, në bazë të studimeve tona për një kompani e cila e paguan energjinë elektrike me 14 lekë për këh (pa TVSH) kthimi i investimit të impiantit fotovoltaik është 3 deri në 4 vite, duke e bërë këtë një investim mjaft me leverdi.

Gjithashtu, kjo teknologji sjell përfitime edhe në zonat, të cilat nuk kanë akses në rrjetin elektrik. Një sistem fotovoltaik me bateri do ta eleminonte nevojën për lidhje me rrjetin.