Agim Kajmaku bën hapin e rradhës, dorëzon në polici shenjat e gishtave

Kryetari i Bashkisë Vorë Agim Kajmaku, ka dorëzuar zyrtarisht shenjat e gishtave në Policinë Shkencore.

Dorëzimi i shenjave të gishtave është bërë pas një letre të dytë dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme në adresë të Kajmakut.

Pas kësaj, kryebashkiaku socialist i Vorës është paraqitur në polici.

Njësia e dekriminalizimit i ka marrë shenjat e gishtave të Kajmakut që më 3 shtator dhe do t’i krahasojë me ato që pritet të vijnë nga Greqia.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka kërkuar verifikimin e figurës së kryebashkiakut i Vorës, pasi pretendojnë se ka qenë i dënuar në Greqi dhe është dëbuar.