Akuzat për trafik droge/ Ish-prokurori tregon se çfarë ndodh nëse Tahiri shpallet fajtor

Sipas ish-kryeprokurorit Shkëlqim Hajdari, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk do të mund të arrestohet dot edhe sikur të shpallet fajtor në seancën gjyqësore të rradhës, e cila do të mbahet më 19 shtator.

I ftuar në emisionin “Repolitix”, Hajdari u shpreh se Saimir Tahiri nuk mund të arrestohet nëse nuk ka një vendim të formës së prerë.

Ai  shtoi gjithashtu se edhe nëse do të dënohet, ish-ministri nuk mund të arrestohet javës që vjen.

Kjo çështje nuk zgjidhet dot me vendimin e një Gjykate të shkallës së parë. Në datën 19 shator do kemi një vendim të gjykatës. Edhe nëse e dënon fajtor, dënimi ekzekutohet vetëm me një vendim të formës së prerë. Pra ai nuk arrestohet javën tjetër edhe nëse dënohet,”– tha Hajdari.